Roberto Martinezi ka zbuluar një tentativë të pasuksesshme për të bindur një yll të Premierligës që të luante për Portugalinë para Kupës së Botës.
Lista prej 26 lojtarësh e Portugalisë u publikua zyrtarisht të dielën, me shumë përfaqësues nga Premierliga angleze, ku Bruno Fernandesi, Diogo Daloti, Matheus Nunesi, Ruben Diasi dhe Bernardo Silva i bashkohen kapitenit Cristiano Ronaldos në skuadër.
Gjithashtu në listë janë edhe dyshja e Paris Saint-Germainin, João Nevesi dhe Vitinha, ndërsa mesfushori i West Hamit, Matheus Fernandes, ka mbetur jashtë.
Por një nga temat kryesore ishte zbulimi i Martinezit se Portugalia kishte tentuar të bindte sulmuesin e Bournemouthit, Junior Kroupi, që të përfaqësonte Portugalinë.
19-vjeçari ka qenë në formë të jashtëzakonshme për “Cherries”, duke shënuar 12 gola në Premierligë si adoleshent dhe duke vendosur një rekord të përbashkët.
Ai ka të drejtë të luajë për Portugalinë përmes nënës së tij, por ka lindur në Francë dhe ka edhe lidhje familjare me Bregun e Fildishtë përmes babait të tij, Eli, ish-lojtar i atij vendi.
Sipas Martinezit, Kroupi ka refuzuar ofertën pasi ka vendosur të përfaqësojë Francën.
“Para kampit të marsit, ne e kontaktuam atë,” tha Martinezi.
“Por një gjë është të kontaktosh lojtarët që mund të veshin fanellën e Portugalisë, dhe tjetër gjë është dëshira e vetë lojtarit. Në këtë rast, Junior dëshiron të përfaqësojë Francën dhe ne e respektojmë këtë”, tha Martinezi tutje.
Ndërkohë, Franca e ka publikuar tashmë listën e saj dhe Kroupi nuk është pjesë e 26 lojtarëve të përzgjedhur nga Didier Deschampsi.
Ai ishte pjesë e një reparti sulmues shumë të fortë që përfshin Kylian Mbappén, Ousmane Dembélén, Désiré Douén, Bradley Barcolan, Michael Olisen dhe Jean-Philippe Matetan.
Megjithatë, nën një trajner të ri në të ardhmen, Kroupi mund të ketë ende shanse për të hyrë në kombëtaren franceze pas Kupës së Botës.
Portugalia është në Grupin K të turneut, ku do të përballet me DR Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë.
Një tjetër surprizë në listë ishte mungesa e João Palhinhas së Tottenhamit, i cili ka 37 paraqitje me kombëtaren, por nuk do të jetë pjesë e Botërorit.
Në anën tjetër, João Félixi, Pedro Neto dhe Rafael Leão janë përfshirë në skuadrën për turneun./GazetaExpress/
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...