Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(76) "zv-ministri-i-arsimit-ne-rmv-studentet-do-ta-japin-provimin-ne-gjuhen-shqipe"

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 14:09

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 14:09

Zv.ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Driton Sulejmani, njëkohësisht edhe zëdhënës i koalicionit “VLEN”, ka garantuar se studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ai tha se qeveria ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit pas protestës së parë të studentëve.

“Nuk është çështja e protestave, por qeveria që pas protestës së parë ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit me të cilët ballafaqohen studentët shqiptarë në fakultetet juridike. Studentët kanë zhvilluar një takim edhe me Zv. Kryeministrin e Parë, Bekim Sali, si dhe me dy bashkëkryetarët e ‘VLEN’. Në kuadër të kësaj është krijuar një komision nga qeveria me ekspertë që janë duke gjetur një zgjidhje ligjore, që më në fund studentët shqiptarë mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe,” deklaroi Sulejmani.

Ai sqaroi se kjo nuk është një problematikë e re, por një situatë e përsëritur ndër vite, që sikurse tha ai “Kjo nuk është një problematikë që ka lindur sot, por të gjithë studentët shqiptarë që kanë kryer këtë fakultet, që nga koha e pavarësimit deri më sot, provimin e jurisprudencës e kanë dhënë në gjuhën maqedonase.”

Zv.ministri akuzoi ish-ministra të BDI-së se po fshihen pas protestave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement