Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet anash integrimit në Bashkimin Evropian. Vendet presim për integrim prej vitit 2002, porositi sekretari i përgjithshëm i Nismës së Adritukut-Jonit, ambasadori Xhovani Kastalaneta në forumin e sotëm për Strategjinë e Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut-Jonit (EUSAIR) që po mbahet në Shkup. “Zgjerimi është investim në të ardhmen e Evropës. Nëse i shtyjmë aktivitetet e këtilla do të duhet të paguhet çmim, përkatësisht ekziston rreziku nga ndikimet e jashtme. Mu prandaj tentojmë të vendosim proces i cili do të mundësojë aktivitete parashikuese. para disa ditëve patëm takim në Bratisllavë ku u konfirmua rëndësia e zgjerimit dhe u konstatua se duhet të ndërmerren masa graduale për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, tha Kastalaneta.
Shefi i diplomacisë së vendit, Timço Mucunski me porosi se zgjerimi i BE-së është prioritet gjeostrategjik, me rëndësi thelbësore për rajonin. Ne, tha Mucunski, dëshirojmë proces të inkuadrimit të bazuar në merita, njëkohësisht duke bërë harmonizimin me standardet evropiane. Duke folur për kryesimin tonë me EUSAIR-in i cili tani kalon në duart e Italisë, Mucunski tha se vendi edhe më tej do ta mbështetë këtë proces dhe do të marrë pjesë aktive në të. “Në fillim të kryesimit tonë u obliguam për një vizion shumë të qartë – ta përforcojmë unitetin rajonal me perspektivë drejt të ardhmes evropiane. Tani mund të shihet se kjo ishte shndërruar në përparim të konsiderueshëm. Kjo nuk do të jetë vetëm platformë për dialog, por edhe moment i realizimit. Në dekadën e kaluar punuam bashkërisht ta përforcojmë bashkëpunimin si forcë shtytëse e eurointegrimeve. Vendosëm posaçërisht theks të fuqishlm mbi vendet joevropiane nga rajoni jonë të cilat janë të afërta me Bashkimin Evropian me mbështetje aktive nga vendet anëtare në suaza të EUSAIR-it. E tërë kjo është shkrirë në Deklaratën e Shkupit dhe ato obligime janë dëshmi për angazhimet tona”, tha Mucunski.
Sipas zëvendëskryeministrit të Parë për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës, me ç’rast vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë të avancojnë në rrugën evropiane përmes reformave kredibile dhe bashkëpunimit rajonal. “EURSAIR nuk është vetëm platformë rajonale për bashkëpunim, por urë konkrete drejt integrimit gradual evropian. Në kohë të sfidave serioze gjeopolitike dhe ekonomike, rajonit i nevojiten më shumë koordinime, ndërlidhje më e madhe dhe më shumë investime të përbashkëta”, tha Sali.
Për kryetarin e Qytetit të Shkupit, bashkëpunimi rajonal në kohëra të ndryshimeve të mëdha, sfidave gjeopolitike, presioneve ekonomike dhe transformimeve demografike, më nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. “Vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta, të koordinuara dhe të përgjegjshme mund të ndërtojmë zhvillim të qëndrueshëm, lidhje më të fortë ekonomike, bashkëpunim më të mirë infrastrukturor dhe institucional, si dhe kohezion më të madh social në të gjithë rajonin. Forumi i këtij viti është i përqendruar në prioritetet kryesore për të ardhmen tonë të përbashkët, siç është avancimi i zbatimit të Planit të Veprimit të rishikuar EUSAIR dhe forcimi i bashkëpunimit në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si një qëllim i përbashkët strategjik dhe një rrugë e natyrshme për vendet e rajonit. Është veçanërisht e rëndësishme që fokusi të jetë tek të rinjtë. Ata nuk duhet të jenë vetëm temë bisede, por edhe pjesëmarrës aktivë, bartës të ideve dhe nxitës të ndryshimit. Sfidat demografike kërkojnë politika serioze që do të krijojnë mundësi, do t’i mbajnë të rinjtë në rajon dhe do t’u japin atyre një arsye për të ndërtuar të ardhmen e tyre pikërisht këtu”, theksoi Gjorgjievski.
Maqedonia e ka ndërmarrë kryesimin me EUSAIR vitin e kaluar, në maj nga Greqia. EUSAIR është nismë e vendeve-anëare të BE-së të parashtruar në Komisionin Evropian dhe ka për qëllim promovimin e qëndrueshëm ekonomik dhe prosperitetin social në rajon. EUSAIR përfshin 10 vende – katër prej tyre vende-anëtare të BE-së (Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia) dhe gjashtë vende, që nuk janë anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e veriut, San Marino, Mali i Zi dhe Serbia). EUSAIR gjithashtu synon edhe drejt mbështetjes së aderimit në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor, drejt krijimit të sinergjive dhe nxitjes së koordinimit mes territoreve në Rajonin Adriatiko-Jon.
tag_katrorimaqedoni_2
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...