Kryetari i partisë “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojeski që është pjesë e koalicionit qeveritar ka reaguar lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se testet zyrtare në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në gjuhën maqedonase.
“ KJO ËSHTË MAQEDONIA dhe këtu testet zyrtare jepen në gjuhën maqedonase! Në Shqipëri në gjuhën shqipe! Në Serbi në gjuhën serbe! Në Bullgari në gjuhën bullgare! Në Greqi në gjuhën greke!…
E vetmja gjuhë zyrtare në procedurat gjyqësore është gjuha maqedonase dhe kështu është sipas Kushtetutës, si edhe me votat e të gjitha partive shqiptare në Kuvend”, shkroi Bogojevski në një postim në rrjetet sociale.
Deklarata e tij vjen në kohën kur studentët shqiptarë po kërkojnë që provimi i jurisprudencës dhe provimet tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.
tag_katrorimaqedoni_2
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...