Rama ndan mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor - Gazeta Express
string(81) "rama-ndan-mirenjohje-per-mjeket-dhe-profesionistet-e-kujdesit-paresor-shendetesor"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 12:52

Rama ndan mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 12:52

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në Ditën Botërore të Mjekut Familjar kanë ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se kryeqyteti mbetet i përkushtuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e vazhdueshme për ata që kujdesen për shëndetin publik.

Postimi i tij i plotë:

Mjeku familjar është shtylla e parë e kujdesit për qytetarët, aty ku nis besimi, përkushtimi dhe mbështetja për shëndetin e secilit.

Sot, në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Bujar Gashi, ndamë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor, si shenjë falënderimi për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ofrojnë çdo ditë për qytetarët e Kryeqytetit.

Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e vazhdueshme për ata që kujdesen për shëndetin publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement