Tashmë pushteti po premton në kontekst zgjedhor krijim të xhandarmërisë për të ruajtur kufirin Kosovë – Serbi, ndërsa opinionisti Agon Maliqi ka reaguar se kjo gjë u takon ekspertëve të sigurisë ta vlerësojnë. Por, shkruan ai, Prishtina ka nevojë për polici të veten e që Ministria e Brendshme nuk e ka hartuar as një udhëzim administrativ për ta funksionalizuar.
Postimi i plotë:
Ndoshta Kosova edhe ka nevojë për Xhandarmëri (këtë e dinë më mirë ekspertët e sigurisë). Por çdo qytetar i Prishtinës e di se të paktën kryeqyteti ka nevojë për polici komunale që merret ekskluzivisht me një mal problematikash të lidhura me shkeljet e rregulloreve lokale (trafik, zhurmë, ndërtim, uzurpim hapësirash publike, ndotje, etj).
Ligji për kryeqytetin i miratuar në vitin 2018 e parasheh krijimin e saj, por Ministria e Brendshme nuk e ka bërë udhëzimin administrativ për ta funksionalizuar. Kaq sa i përket interesimit të nivelit qëndror për Prishtinën.
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...