Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore.
Në këtë takim u diskutua për vizionin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e politikave sociale dhe të punës, me theks në ndërtimin e një sistemi më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe funksional të mbrojtjes sociale.
Njoftimi i plotë:
Reforma sociale, zhvillimi njerëzor dhe politikat e punës ishin në qendër të takimit të Ministrit z. Andin Hoti me përfaqësuesit e Bankës Botërore.
Në takim u diskutua për vizionin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e politikave sociale dhe të punës, me theks në ndërtimin e një sistemi më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe funksional të mbrojtjes sociale.
Gjatë takimit, z. Michal Rutkoëski, Drejtor Rajonal për Zhvillim Njerëzor në Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, informoi Ministrin Hoti lidhur me progresin e Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale në Kosovë, si dhe për hapat dhe prioritetet kryesore për periudhën e ardhshme.
Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare vlerëson partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore në avancimin e reformave sociale dhe zhvillimin e politikave që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...