Hargreaves takohet me Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ’në do të vazhdojë - Gazeta Express
string(92) "hargreaves-takohet-me-radoniqin-konfirmon-se-mbeshtetja-kibernetike-per-kqzne-do-te-vazhdoje"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 12:29

Hargreaves takohet me Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ’në do të vazhdojë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 12:29

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, për zgjedhjet e qershorit.

Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë zhvilluar “një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar funksionimin efektiv të softuerit për numërimin dhe publikimin e votave në zgjedhjet e fundit komunale dhe kombëtare”.

“Jam i kënaqur që po vazhdojmë mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme kombëtare më 7 qershor”, tha ai.

Ambasadori britanik shtoi se KQZ-ja luan një rol thelbësor në garantimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore në Kosovë.

“Gjatë takimit me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ishte pozitive të dëgjohej se si KQZ-ja po i përmirëson dhe po i forcon edhe më tej procedurat e saj”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement