Autoriteti holandez i medias ka paralajmëruar se platformat e mediave sociale po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për qytetarët formimin e “një opinioni të lirë dhe të informuar”, për shkak të ndikimit në rritje të algoritmeve në shpërndarjen e lajmeve.
Sipas një raporti të ri, gjithnjë e më shumë njerëz në Holandë, veçanërisht të rinjtë, po i marrin lajmet nga platforma si TikTok, Instagram dhe X.
Raporti thekson se algoritmet e këtyre platformave përcaktojnë përmbajtjen që përdoruesit shohin në “feed”-et e tyre, shpesh duke favorizuar materiale sensacionale ose kontraverse që rrisin ndërveprimin.
Autoriteti shton se kompanitë e mediave sociale kanë stimuj financiarë për të shpërndarë përmbajtje tërheqëse, edhe kur ajo mund të mos jetë e besueshme, ndërsa përdoruesit kanë kontroll të kufizuar mbi atë që u shfaqet.
Sipas rregullatorit, ky model ngre shqetësime serioze për cilësinë e informacionit dhe ndikimin e tij në formimin e opinionit publik.
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...