Shtetet e Bashkuara kanë rritur masat parandaluese kundër përhapjes së virusit Ebola, ndërsa autoritetet shëndetësore theksojnë se rreziku për publikun amerikan mbetet i ulët.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se do të shtojnë kontrollet për udhëtarët ajrorë që vijnë nga rajonet e prekura nga shpërthimi i virusit.
Sipas masave të reja, mbajtësit e pasaportave jo-amerikane që kanë udhëtuar në Uganda, Republica Demokratike e Kongos ose Sudani i Jugut gjatë 21 ditëve të fundit do të përballen me kufizime hyrjeje në SHBA.
Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Kampala njoftoi pezullimin e përkohshëm të të gjitha shërbimeve të vizave.
“Në këtë moment, CDC e vlerëson rrezikun e menjëhershëm për publikun amerikan si të ulët, por do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe mund të përshtatim masat e shëndetit publik në varësi të zhvillimeve”, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është “i shqetësuar” për shpërthimin e Ebolës, por shtoi se beson se virusi “është kufizuar për momentin në Afrikë”.
Masat e reja vijnë pasi një shtetas amerikan rezultoi pozitiv me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, pas ekspozimit gjatë punës së tij në vend.
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...