Protesta në Shkup, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë që po kundërshton provimin në gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(111) "protestojmeserishsenukmorem-pergjigje-por-vetem-heshtje-studentet-kerkojne-doreheqjen-e-ministrit-te-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 19:34

Protesta në Shkup, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë që po kundërshton provimin në gjuhën shqipe

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 19:34

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot kanë dalë në protestë sërish, për siç thonë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën Shqipe. Njëri nga protestuesit në fjalën e tij tha se nga protesta e parë nuk kanë marrë përgjigje dhe prandaj kanë dalë sërish të protestojnë. Mes tjerash studentët kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Fillkov.

“Sot jemi përsëri këtu, jo sepse kemi dëshirë të protestojmë, por sepse nuk kemi përgjigje. Pas protestës së parë, pritëm reflektim, pritëm dialog, pritëm përgjegjësi institucionale, pritëm harmonizimin e ligjit për gjuhët me ligj për jurisprudencën, por ajo që morëm ishte heshtje për të realizuar kërkesën tonë”, deklaroi protestuesi. /TV 21

Filkov refuzon provimin në shqip: Kushtetuta nuk interpretohet politikisht

Advertisement
Advertisement
Advertisement