KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar - Gazeta Express
string(64) "kqz-publikon-listat-me-902-kandidate-per-deputete-te-certifikuar"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 18:35

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 18:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Listën e kandidatëve për deputetë, mund ta shkarkoni KËTU.

“Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement