Arti i mosthënies - Gazeta Express
string(17) "arti-i-mosthenies"

OP/ED

Gazeta Express

18/05/2026 9:31

Arti i mosthënies

OP/ED

Gazeta Express

18/05/2026 9:31

Shkruan: Robert Aliaj

Ekziston një paradoks në themel të çdo regjimi që pretendon të jetë demokratik, ndërkohë që funksionon si oligarki, nuk do të japë asnjëherë llogari. Gjuha nga mjet komunikimi u bë mjet moskuptimi. Kjo është esenca e asaj që francezët e quajnë “l’art de ne pas dire”, arti i mosthënies.

Indiferenca institucionale nuk është kultivuar askund sa në Shqipërinë tonë të dekadave të fundit, ku ky art nuk është retorikë individësh, por teknologji shteti.

Kur gënjeshtari thotë diçka të rreme, është diçka të paktën.

Por kur subjekti i mosthënies nuk thotë asgjë, kjo është pikërisht vlera e saj operative.

Fjalia e rëndomtë: “Do t’i japim fund korrupsionit” nuk është gënjeshtër, është boshllëk, kushti i funksionimit të shtetit shqiptar. Një premtim pa koordinata, pa emra, pa afate, pa mekanizma verifikimi është i paprekshëm ligjërisht. Dhe meqë nuk ka thënë asgjë, mund të ripërsëritet pafundësisht.

Arti i mosthënies është forma më e rafinuar për të prodhuar efekt politik pa prodhuar kuptim të verifikueshëm dhe është i pandalshëm, sepse nuk operohet sipas rregullave, por me pezullimin dhe lënien e tyre në heshtje. Shteti shqiptar ka ndërtuar diçka analoge me këtë: një hapësirë ku institucionet demokratike ekzistojnë formalisht, por ku funksioni i tyre real është prodhimi i iluzionit të kontrollit, dhe jo kontrolli vetë.

Institucioni kryen detyrat e tij simbolike me përpikmëri. Por asnjëherë nuk prek esencën e problemit. Dhe kjo distancë e kalibruar mes formës dhe substancës, është shteti i mosthënies në dimensionin e tij institucional.

Impunitet strukturor.

Nuk flas për raste të izoluara ku drejtësia dështon. Dështimi është shenjë e sistemit funksional. Flas për modele skandalesh të riprodhueshme: skandali shpërthen, institucioni lëviz, procesi niset, pastaj nën peshën e ngadalësimit procedural, ndërrimit të prioriteteve politike dhe amnezisë kolektive të kultivuar me kujdes, çështja zhduket me harresë administrative, forma më elegante e mosthënies.

Kështu pandëshkueshmëria u bë produkti politik më i qëndrueshëm.

Kur lideri thotë “disa nga ne kanë bërë gabime”, ai krijon një realitet alternativ me akuzë të paverifikueshme, sepse mungon referenti. Ky është ndryshimi mes propagandës totalitare klasike, e cila e impononte narrativën me forcë dhe teknikës postmoderne të mosthënies. Kjo e fundit nuk imponon asgjë, por zbraz hapësirën semantike, derisa asnjë narrativë tjetër nuk mund të qëndrojë.

Dhe kemi evaporimin e çështjes.

Ky evaporim ka kosto konkrete dhe demografike. Shqipëria zbrazet.

Reforma në Drejtësi ilustron aksiomën e mosthënies në nivelin e saj më të sofistikuar.

Mosthënia funksionon me kusht: që populli ta qepë gojën dhe të hajë mut.

Shkruar me bindjen se edhe heshtja mund të lexohet. Kush kërkon, gjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement