Ndryshe nga paraardhësit e tij, pse roli i Alonsos te Chelsea ndryshon nga tjerët? - Gazeta Express
string(80) "ndryshe-nga-paraardhesit-e-tij-pse-roli-i-alonsos-te-chelsea-ndryshon-nga-tjeret"

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 19:43

Ndryshe nga paraardhësit e tij, pse roli i Alonsos te Chelsea ndryshon nga tjerët?

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 19:43

Xabi Alonso është emëruar me një titull të ndryshëm nga paraardhësit e tij te Chelsea, pasi klubi i ka dhënë një kontratë katërvjeçare për të marrë drejtimin në “Stamford Bridge”.

Spanjolli është emëruar nga “Blutë” një ditë pas humbjes në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt, duke u bërë zëvendësuesi i përhershëm i Liam Roseniorit, i cili u shkarkua në fund të prillit.

Alonso është trajneri i gjashtë permanent i Chelseat që nga marrja e klubit nga Todd Boehly dhe “Clearlake Capital” në maj 2022, por ka një dallim të madh mes tij dhe paraardhësve.

Graham Potter, Mauricio Pochettino dhe Enzo Maresca janë cilësuar si “head coach” apo “kryetrajner” në momentin e emërimit të tyre, ndërsa Alonso është emëruar zyrtarisht si “manager”/”menaxher” në faqen e klubit.

Sipas Kaveh Solhekol të “Sky Sports”, ky ndryshim është bërë me vendim të vetë klubit.

Alonso nuk e ka kërkuar këtë ndryshim, por drejtuesit e Chelseat e kanë bërë pas një serie takimesh pozitive me të.

Ai shtoi se Alonso ka bërë përshtypje të madhe me aftësitë e tij drejtuese dhe kjo ka ndikuar në vendim.

Sipas raportimeve, statusi i “manager” mund t’i japë atij më shumë ndikim në planifikimin e transferimeve, pasi Chelsea synon të bëjë 3 deri në 4 përforcime gjatë verës.

Megjithatë, struktura sportive e klubit nuk do të ndryshojë, me të njëjtët pesë drejtorë sportivë që mbeten në detyrë.

Alonso, i cili u largua nga Real Madridi në janar, do të nisë zyrtarisht punën më 1 korrik dhe ka shprehur entuziazëm për këtë sfidë të re.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në futbollin botëror dhe ndihem jashtëzakonisht krenar që bëhem trajner i këtij klubi të madh,” tha ai.

“Nga bisedat me pronarët dhe drejtuesit sportivë, është e qartë se ndajmë të njëjtën ambicie. Duam të ndërtojmë një ekip që konkurron vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe lufton për trofe”, shtoi ai.

“Ka shumë talent në skuadër dhe potencial të madh në këtë klub, dhe do të jetë nderi im ta drejtoj atë. Tani fokusi është te puna e madhe, ndërtimi i kulturës së duhur dhe fitimi i trofeve”, bëri me dije ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement