Pamje: Tifozë të shumtë të Interit nga Kosova në Milano për ta festuar titullin e kampionit në Itali - Gazeta Express
string(99) "pamje-tifoze-te-shumte-te-interit-nga-kosova-ne-milano-per-ta-festuar-titullin-e-kampionit-ne-itali"

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 13:28

Pamje: Tifozë të shumtë të Interit nga Kosova në Milano për ta festuar titullin e kampionit në Itali

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 13:28

Interi e siguroi titullin e 21-të kampion në Serie A javën e kaluar, ndërsa festa e zikaltërve po vazhdon edhe sot në Milano.

Një numër i madh tifozësh nga Kosova kanë udhëtuar drejt Italisë për të festuar suksesin e skuadrës së tyre të zemrës në stadiumin e Interit, ku zikaltërit përballen me Hellas Verona nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së parafundit të kampionatit italian.

Atmosfera festive është krijuar edhe në rrugët e Milanos, ku tifozët e Inter Club Kosova po dhurojnë spektakël me këngë, flamuj dhe koreografi, duke treguar edhe një herë pasionin e madh të shqiptarëve për klubin zikaltër.

Pamjet nga qyteti i modës kanë treguar një atmosferë të jashtëzakonshme, me tifozët kosovarë që po festojnë triumfin e Interit në një nga sezonet më të suksesshme të viteve të fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement