E nisi me vrull veturën në drejtim të policit pas ndalimit, i dyshuari në Prizren pëson lëndime gjatë arrestimit - Gazeta Express
string(111) "e-nisi-me-vrull-veturen-ne-drejtim-te-policit-pas-ndalimit-i-dyshuari-ne-prizren-peson-lendime-gjate-arrestimit"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 9:45

E nisi me vrull veturën në drejtim të policit pas ndalimit, i dyshuari në Prizren pëson lëndime gjatë arrestimit

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 9:45

Është arrestuar një person në fshatin Serbicë të Poshtme në Prizren për sulm ndaj zyrtarit policor.

Ai fillimisht ishte ndaluar nga policia për vozitje të rrezikshme dhe pas ndalimit ai e kishte nisur me vrull veturën në drejtim të policit, por s’e ka goditur.

Policia tha se ai mori lëndime gjatë arrestimit.

“Fsh. Serbicë e Poshtme, Prizren 15.05.2026 – 18:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vozitje të rrezikshme me veturën e tij. Po ashtu pas ndalimit i dyshuari ka nisur me vrull veturën e tij në drejtim të zyrtarit policor, por nuk e ka goditur. I dyshuari gjatë arrestimit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement