Krizë të çifti Brikena - Mateo? - Gazeta Express
string(28) "krize-te-cifti-brikena-mateo"

Yjet

Gazeta Express

15/05/2026 18:29

Krizë të çifti Brikena – Mateo?

Yjet

Gazeta Express

15/05/2026 18:29

Një mesazh anonim i shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka ngritur dyshime për një krizë të mundshme mes Brikenës dhe Mateos.

Sipas pretendimit që po qarkullon online, dyshja mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies, por pa e konfirmuar ende publikisht. Personi anonim, i cili pretendon se jeton pranë zonës ku çifti qëndronte zakonisht, shkruan se prej disa ditësh nuk e ka parë më Brikenën aty, duke nxitur aludime për një distancim mes tyre.

“E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo apo s’e di dhe nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre? Kaq di të them, jetoj në… dhe kam një javë që s’e shikoj Brikin aty”, thuhet në mesazhin që është shpërndarë në rrjet.

Pas publikimit të tij, ndjekësit kanë nisur të komentojnë gjerësisht mbi statusin aktual të çiftit, duke analizuar postimet e fundit dhe mungesën e daljeve të përbashkëta publike.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga Brikena apo Mateo lidhur me këto pretendime, ndaj lajmi mbetet në nivel aludimesh.

Ndërkohë, Brikena është përfolur edhe për angazhime të reja profesionale. Gazetari Redjon Shtylla, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” në Top News, u shpreh se ish-banorja e “Big Brother VIP 5” pritet të shfaqet së shpejti në “Top Arena”, krah Ed Manushit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement