Sara Hoxha është përballur me një situatë të pazakontë në Instagram, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.
Përmes disa postimeve në “Instastory”, influencuesja u shfaq e habitur dhe e shqetësuar nga një funksion i ri i platformës, që sipas saj po u shfaq përdoruesve disa foto që ajo vetë nuk arrin t’i gjejë në profilin e saj.
Me tone ironike dhe konfuzion, Sara pyeti publikisht se çfarë është opsioni “instant” dhe pse disa imazhe po qarkullojnë pa qenë e qartë se nga janë marrë apo si janë shpërndarë.
Situata mori edhe nota humori, pasi ajo pranoi se mund të ketë dërguar pa dashje fotografi në mesazhe private tek persona të ndryshëm.
Në një tjetër reagim, Sara kërkoi ndjesë publikisht për çdo foto që mund të jetë shpërndarë gabimisht, duke e trajtuar situatën me sinqeritet dhe autoironi.
Postimet e saj nxitën reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e komentuan episodin si një tjetër shembull të konfuzionit që shpesh krijojnë funksionet e reja në rrjetet sociale. /GazetaExpress/