Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e ministres Pirdeni - Gazeta Express
string(90) "aksident-fatal-ne-tirane-31-vjecari-me-motor-perplas-per-vdekje-babane-e-ministres-pirdeni"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 21:02

Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e ministres Pirdeni

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 21:02

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.

Mësohet se babai i ministres Adea Pirdeni, i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një 31-vjeçar që drejtonte një motor.

Si pasojë e plagëve ai ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement