Plagoset në kokë një person në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë – dy të maskuar ikin nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(102) "plagoset-ne-koke-nje-person-ne-prishtine-gjendja-e-tij-e-rende-dy-te-maskuar-ikin-nga-vendi-i-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 22:16

Plagoset në kokë një person në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë – dy të maskuar ikin nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 22:16

Një person me inicialet A.V., është plagosur rëndë në kokë, dyshohet për dy persona të maskuar që kanë ikur në këmbë në drejtim të panjohur, merr vesh Gazeta Express nga burimet e saj.

Sipas burimeve, viktima ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë për Gazetën Express ka folur Enis Pllana, zëdhënës në policinë në Prishtinë.

Konfirmimi i plotë:

Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.

Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement