Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj në mes kryetarit të kësaj komune Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit, kryetarit të degë së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
Peci këtë e ka quajtur si akt qyqar dhe kriminal.
“Sulmi ndaj zëvendësministrit të Republikës së Kosovës, Hysni Mehani është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë”, ka thënë ai. /Gazeta Express