Gigi Hadid ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një detaj të veçantë në rrjetet sociale, që është interpretuar si një sinjal për seriozitetin e marrëdhënies së saj me Bradley Cooper.
Modelja publikoi në “Instastory” një fotografi të bizhuterive të saj të përditshme, ku ra në sy një zinxhir ari me një varëse diamanti të personalizuar. Në varëse ishin të gdhendura shkronjat “G” dhe “B”, të ndara nga një zemër, çka u pa si një dedikim për aktorin e njohur.
Hadid falënderoi publikisht stilisten e bizhuterive Sheryl Lowe, duke e etiketuar në postim për krijimin e aksesorit të personalizuar.

Ky detaj ka shtuar komentet rreth marrëdhënies së çiftit, i cili prej kohësh preferon ta mbajë jetën private larg vëmendjes së tepërt publike. Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë qenë në qendër të mediave rozë prej disa vitesh, ndërsa së fundmi janë shfaqur edhe në ngjarje të rëndësishme publike.
Sipas raportimeve, çifti bëri debutimin e tyre në Met Gala këtë vit, megjithëse Cooper nuk u shfaq në tapetin e kuq bashkë me modelen. Në një intervistë për “Vogue”, Hadid e përshkroi aktorin si një nga “vendet e saj të lumtura”, pas vajzës së saj Khai, të cilën e ndan me ish-partnerin Zayn Malik.
Mediat shkruajnë se dyshja ka arritur të ndërthurë edhe jetën familjare, pasi vajza e Cooper dhe Khai janë parë duke kaluar kohë së bashku në dalje të ndryshme. /GazetaExpress/