Gazetari Urall Boshnjaku: Mbrojtja e afërt më shtyu derisa po i bëja pyetje Kurtit, kërkon reagimin e këtij të fundit - Gazeta Express
string(115) "gazetari-urall-boshnjaku-mbrojtja-e-afert-me-shtyu-derisa-po-i-beja-pyetje-kurtit-kerkon-reagimin-e-ketij-te-fundit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 15:31

Gazetari Urall Boshnjaku: Mbrojtja e afërt më shtyu derisa po i bëja pyetje Kurtit, kërkon reagimin e këtij të fundit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 15:31

Një incident pretendohet të ketë ndodhur gjatë ceremonisë së inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Sipas gazetarit Urall Boshnjaku, situata ka ndodhur në momentin kur gazetarët tentuan t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse më herët ishte paralajmëruar se do të mbahej konferencë për media, Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Boshnjaku ka deklaruar se gjatë tentimit për të marrë përgjigje nga kryeministri, pati reagim nga pjesëtarë të sigurimit të afërt, ku sipas tij ndodhi edhe shtyrje fizike.

Lidhur me rastin, gazetari ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7, ku ka kërkuar reagim institucional dhe sqarim për situatën e krijuar gjatë aktivitetit zyrtar në Mitrovicë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement