Policia e Prokuroria aktivizohen pas incidentit në Skënderaj - Gazeta Express
string(60) "policia-e-prokuroria-aktivizohen-pas-incidentit-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 14:48

Policia e Prokuroria aktivizohen pas incidentit në Skënderaj

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 14:48

Një incident është raportuar të ketë ndodhur të enjten në qytetin e Skenderajt, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe nga siç e ka quajtur ai “banda e tij”. Në anën tjetër, Lushtaku ka mohuar sulmin, derisa theksoi se qytetarët reaguan pasi u etiketua si “Sami Serbia”.

Pas këtij rasti, janë aktivizuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Policia e Krimeve të Rënda është duke shku në vend ngjarje edhe në koordinim me prokuroren kujdestare janë tu i ndërmarrë të gjitha veprimet. Ende policia s’ka dalë në vendngjarje dhe ende nuk ka urdhëresë për t’u intervistuar dikush”, tha për “Betimi për Drejtësi“, Valon Prenteni- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Kurse, Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës njoftoi se dy persona me lëndime, njëri në fytyrë e kokë dhe tjetri me gërvishtje, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement