Gjiganti turk “në sulm” për Salah: 20 milionë euro në vit dhe kontratë 3-vjeçare - Gazeta Express
string(77) "gjiganti-turk-ne-sulm-per-salah-20-milione-euro-ne-vit-dhe-kontrate-3-vjecare"

Sport

Gazeta Express

14/05/2026 14:34

Gjiganti turk “në sulm” për Salah: 20 milionë euro në vit dhe kontratë 3-vjeçare

Sport

Gazeta Express

14/05/2026 14:34

Fenerbahçe ka hyrë fuqishëm në garë për ta transferuar Mohamed Salahun, me klubin turk që raportohet se ia ka ofruar sulmuesit egjiptian një kontratë të majme trevjeçare me pagë rreth 20 milionë euro neto në sezon.

Sipas raportimeve nga mediat turke, kjo ofertë do ta bënte “Faraonin” një nga lojtarët më të paguar në futbollin evropian, ndërsa marrëveshja totale do të arrinte rreth 60 milionë euro për tre vite, përcjell “Gazeta Express”.

Mediumet turke shkruajnë tutje se Fenerbahçe tashmë i ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit dhe po përpiqet ta bindë që të transferohet në Superligën e Turqisë, duke e bërë atë figurën kryesore të projektit të ri sportiv të klubit.

Thuhet se Salah është në fazën e shqyrtimit të ofertave të ndryshme, me prioritet qëndrimin në futbollin evropian, pavarësisht interesimit të klubeve nga Arabia Saudite dhe liga amerikane MLS.

Kjo lëvizje shihet si një tentativë e madhe e Fenerbahçes për ta sjellë një super-yll global në kampionat, duke e rritur nivelin e klubit dhe të gjithë ligës turke.

E ardhmja e Mohamed Salah mbetet ende e hapur, por oferta e Fenerbahçes pritet të jetë një nga më të diskutuarat e afatit kalimtar të verës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement