Premierliga e ka publikuar listën zyrtare me tetë finalistët për çmimin “EA Sports Player of the Season” (Futbollisti i Vitit) për sezonin 2025/26, një nga vlerësimet më prestigjioze individuale në futbollin anglez.
Në listë janë përfshirë disa nga emrat më të spikatur të sezonit, me garën që pritet të jetë shumë e fortë deri në fund të votimit.
Finalistët janë: Erling Haaland (Manchester City), Antoine Semenyo (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Declan Rice (Arsenal), Gabriel Magalhães (Arsenal), David Raya (Arsenal), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest) dhe Igor Thiago (Brentford).
Sipas Premierligligës League, çmimi do të jepet më 23 maj dhe fituesi do të përcaktohet nga votat e tifozëve, kapitenëve të klubeve dhe një paneli ekspertësh, përcjell “Gazeta Express”.
Erling Haaland është i vetmi ish-fitues në këtë listë dhe konsiderohet një nga favoritët kryesorë, pas një sezoni ku i ka shënuar 26 gola dhe ka qenë sërish vendimtar për Manchester Cityn.
Arsenali është klubi më i përfaqësuar me tre lojtarë (Rice, Raya dhe Gabriel), ndërsa Bruno Fernandes ka spikatur si lider i Manchester United me një sezon të fortë në aspektin e asistimeve dhe ndikimit në lojë.
Garë e fortë pritet edhe nga Igor Thiago dhe Morgan Gibbs-White, të cilët kanë qenë surprizat e sezonit me paraqitje shumë të qëndrueshme për klubet e tyre.
Votimi është tashmë i hapur dhe fituesi do të shpallet në fund të muajit maj. /Gazeta Express