Hamza pret ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit - Gazeta Express
string(73) "hamza1-pret-ambasadorin-hargreaves-diskutojne-per-zgjedhjet-e-7-qershorit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:49

Hamza pret ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e PDK-së Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Hamza bëri të ditur se me ambasadorin britanik zhvilloi një bisedë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

Sipas Hamzës, PDK e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Postimi:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, mirëprita Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Patëm një bisedë miqësore dhe shumë konstruktive për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe partneritetin e ngushtë mes vendeve tona. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement