Berisha: Ramën e quajte Skënderbe dhe të flaku, Spiropali: Je garantuesi më i madh i këtij sistemi - Gazeta Express
string(95) "berisha-ramen-e-quajte-skenderbe-dhe-te-flaku-spiropali-je-garantuesi-me-i-madh-i-ketij-sistemi"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:09

Berisha: Ramën e quajte Skënderbe dhe të flaku, Spiropali: Je garantuesi më i madh i këtij sistemi

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:09

Ish- ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u shpreh se kryeministri Rama e “flaku” edhe pse dikur ajo e ka cilësuar kreun e qeverisë si “Skënderbe”.

Më tej, ish-kryeparlamentarja ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se, sipas saj, ekziston një kontradiktë e madhe te Berisha, pasi ai është njëkohësisht denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit.

Berisha: Çfarë jeni ju, a më kuptoni, shpellë mafie? Si ka mundësi që të quan ‘Skënderbe’ dhe të flakë? Cila është arsyeja?”

Spiropali: Sali, je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që, kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat ‘doktor’ mund të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e thellë e të qenurit edhe denoncues, edhe garantues, nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe u jep të drejtën qytetarëve të mos të besojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement