Alijaj: Shërbyesit fetarë duhet t’i shërbejnë publikut, jo partive - Gazeta Express
string(63) "alijaj-sherbyesit-fetare-duhet-ti-sherbejne-publikut-jo-partive"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 7:02

Alijaj: Shërbyesit fetarë duhet t’i shërbejnë publikut, jo partive

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 7:02

Analisti Artan Alijaj ka thënë se shërbyesit fetarë nuk do të duhej të jenë pjesëtarë në zgjedhje, tek ka folur për kandidimin e hoxhë Osman Musliut në listën e Vetëvendosjes.

Alijaj ka theksuar se futja e figurave fetare në politikë është strategji për rritje votash, por sipas tij, ata duhet t’i shërbejnë publikut e jo partive.

“Nëse e shihni historikisht në Kosovë, çdo parti fituese e zgjedhjeve e ka bërë një përbërje të tillë të listave. Edhe në PDK e ke një grup konservativ fetar, edhe në LDK e ke. Kjo është e thjeshtë, tendencë për rritje të votës ose mbajtje të votës. Sidomos nëse e marrim për bazë prej nga vjen z. Musliu, vjen nga një komunë ku partitë tjera e kanë pasur problematikë të depërtojnë. Është strategji e menduar mirë, por nuk është lajm i mirë sepse shërbyesit fetarë duhet t’i shërbejnë publikut e jo partive”, ka thënë Alijaj. /Koha

Advertisement
Advertisement
Advertisement