“Bota e Sofisë”, një libër që nxit etjen për dije - Gazeta Express
string(46) "bota-e-sofise-nje-liber-qe-nxit-etjen-per-dije"

Arte

Gazeta Express

13/05/2026 20:50

“Bota e Sofisë”, një libër që nxit etjen për dije

Arte

Gazeta Express

13/05/2026 20:50

Ardiana Abazaj

Një nder librat më të  mirë si hyrje në shkencën e filozofisë është romani i shkrimtarit norvegjez Jostein Gaarder, “Bota e Sofisë”. Libër ky i paraparë nga autori për adoleshentë dhe mosha të reja, mirëpo ai ka gjetur vlerësim të  madh edhe të moshat madhore, kështu vlerësohet të paktën edhe nga kritikët.

Që nga faqet e para të librit vërejmë se qasja e autorit, ndërtimi i personazheve dhe historia apo ngjarja e romanit nuk janë thjeshtë çështje vetëm adoleshentesh, nuk behët fjalë për një roman dashuriçkash apo të shkruarit në  formë ditari, ai është roman edukativ, të i cili qysh në faqet e para kuptojmë se kemi të bëjmë me tema të mëdha, pyetje të lashta sa vet njerëzimi dhe një përshkrim të historisë se filozofisë në formë romani.

Figurat nuk janë të shumta, dy nga to kryesoret kanë diferencë në moshë, në njërën anë kemi Sofinë, një 14 vjeçare që personifikon rininë, vrullin dhe vullnetin e paepur dhe anën tjetër kemi Albert Knox (një figurë fiktive e sajuar nga Albert Knag për vajzën e tij), mësuesin që i ofron asaj një kurs filozofie e i  cili personifikon maturinë, racionalen dhe pjekurinë emocionale. Nuk është e rastësishme mosha në të cilën paraqitën figurat në këtë roman, pasi që pikërisht mosha 14/15 është ajo moshë ku fillojnë dyshimet dhe siç ka thënë J.W. von Goethe: “Aty ku ka dyshim, ka dije”.

Edhe romani i Bota e Sofisë fillon me vargjet e Getës: “Kush nuk ka mësuar të mbaj llogaritë për 300 vjet, jeton sot për nesër.

Kurse mentori i saj, poashtu dhe profesori i filozofisë, pasi i kishte ofruar asaj një kurs filozofie në mënyrë anonime si fillim përmes postës duke i parashtruar pyetje si: Kush je ti? Nga  vjen bota, në të cilën jetojmë? Çfarë është filozofia? Por jo vetëm rreth botës dhe universit por edhe pyetje që kanë të bëjnë me individin: Bëj një listë për ato që di, pastaj bëj një listë tjetër për ato që vetëm beson? Trego disa faktor që ndikojnë në pikëpamjen që kemi për jetën? Çfarë kuptojmë me ndërgjegje? A mendon se të gjithë njerëzit e kanë ndërgjegjen njëlloj? Çfarë kuptojmë me përparësi të vlerësimit? Duke e nxitur kështu që për asnjë minutë të mos mendoj Sofia se kemi kohë mjaftueshëm dhe duhet ta qojmë kohën dëm. Dhe se pikërisht në çastet kur kemi kohë mjaftueshëm sa të bëhemi monoton, pikërisht kjo është koha kur njeriu duhet të vrapoj pas përgjigjeve filozofike të cilat janë përcaktuese për cilësinë e jetës  tonë.

Sofia nuk është rastësisht emri i personazhit kryesor ai jo vetëm që llogaritet si ndër më të bukurit në botë ai poashtu vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë dije/shkencë. Por ajo nuk është krejt vetëm, ajo jeton më nënën e saj e cila siç duket dyshon se vajza e saj gjatë kësaj kohe po merret me drogë, dhe babi i cili është prej kohesh jashtë vendit. Një rol të veçantë luan edhe qeni i saj Hermesi i cili kohë pas kohë i sjell letra Sofisë nga kutia e postës. Sofia dhe profesori i saj i filozofisë janë dy figura fiktive në kokën e Hildes, vajzës se majorit Albert Knag. Se a do mbesin vetëm fiksion në kokën e saj apo do shkëputën nga ndërdija e Hildes, mbetët të shihet në fund të romanit.

Janë të njohura thëniet e këtij libri si: … e vetmja gjë që kërkohet për tu bërë filozof i mirë është aftësia  për tu çuditur… Ose: Njeriu është dënuar të jetë i lirë.

Pse ky roman duhet të lexohet nga të gjitha grup moshat? Në çdo fazë të jetës ku do të shfaqet dëshira për dije dhe pyetje të mëdha, ky roman është pikënisja më e mirë drejt këtij qëllimi.

Përshkrimi i historisë se filozofisë nisë prej filleve të saj e deri të ajo bashkëkohore d.m.th prej mitologjisë deri të Sokrati, prej Aristotelit deri të Berkelej dhe prej Kantit deri të filozofia bashkëkohore.

Njerëzit në kohërat e lashta donin të dinin pse bie shi? Pse bubullon? Pse ka fatkeqësi natyrore dhe shumë e shumë të tjera. Platoni ishte ndër nismëtaret e parë që mundohet tu jepte përgjigje pyetjeve të tilla, është e  njohur thënia e tij: “unë e di që nuk di asgjë.” Mirëpo kjo kureshtje e tij do ti kushtoj shumë  shtrenjtë pasi qe në vitin  339 p.e.s ai do te ekzekutohet.  Më pas vinë Platoni dhe Aristoteli, njëri idealist e tjetri materialist, për këtë të tretin autori është kritik pasi qe, religjionet e mëdha modelin e gruas e kishin bartur nga ideologjia e tij, i cili  thoshte se: gruas ne gjenezën  e saj i mungonte diçka, ajo që një burrë i paplotësuar. Ide këto të cilat sidomos në mesjetë kishin gjetur përhapje të gjerë. Ajo që kritikohet këtu nuk është ajo çfarë ka thënë Aristoteli për gratë por përse religjionet monoteiste i kanë përtërirë botëkuptimet e tij për gratë në ideologjinë e tyre. Dhe kështu vazhdon historia e filozofisë në përmbledhje të shkurtra për secilin filozof dhe për secilën periudhë të saj. Por asnjëherë si një libër i thatë shkencor por si një roman që tërheq çdo herë e më shumë drejt të panjohurës dhe asaj çka njeriu është i paaftë ta arsyetoj racionalisht. Gjithmonë duke na venë mëdyshje se sa të vërtetë janë personazhet në roman.  Është roman që trajton tema të mëdha si: filozofinë dhe nënndarjet e saj si: mitologjinë, kultin, fatin, helenizmin, religjionin, shkencën, stoicizmin, cinizmin, mesjetën, barokun, iluminizmin, romantizmin, teorinë e evolucionit, psikanalizën e Frojdit, dhe kohën tonë.

Bota e Sofisë është një libër që nuk të lenë të ndryshkesh, dhe të biesh pre e zonës se rehatllëkut. Një libër, gjatë të cilit kupton se sa shumë tërheqëse është të mendosh mbi pyetjet filozofike. Një libër që të bën të mendosh, të mëson të mendosh dhe të kuptosh se ndër gjerat me sublime dhe kulminante të inteligjencës emocionale është të dish të mendosh. Pra një libër qe të kujton se jetën duhet ta shohësh me kureshtje si prej fëmije dhe asnjëherë të mos rreshtesh së bëri pyetje për çdo gjë që të intereson, se fundja përgjigje mund të ketë edhe të pakuptimta por asnjëherë nuk mund të ketë pyetje pa kuptim.

Përfundimi i hapur i romanit në fund të cilit personazhet kryesore arrijnë të çlirohen nga fiktiviteti dhe të jetojnë si “shpirtra” duke vrojtuar botën na bënë të pyesim se cili është realiteti: ajo se çfarë jemi? Çfarë mendojmë se jemi? Apo çfarë mendojnë të tjerët se jemi?

Advertisement
Advertisement
Advertisement