KFF Dukagjini ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, pas një ndeshjeje dramatike që u vendos vetëm pas penalltive, duke mposhtur KFV Prishtina me rezultat 5:4.
Finalja ishte e mbushur me rivalitet, emocione dhe luftë të madhe sportive, ku as 120 minuta lojë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin. Koha e rregullt përfundoi 1:1.
Vajzat nga Klina kaluan të parat në epërsi shumë herët, kur Olsa Kuçi shënoi në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin KFF Dukagjini.
Megjithatë, KFV Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehet në lojë në fund të kohës së rregullt, kur Rreze Gashi realizoi golin e barazimit në minutën e 86-të, duke e çuar sfidën në vazhdime.
Edhe 30 minutat shtesë sollën intensitet dhe raste të mira nga të dyja skuadrat, përfshirë goditje të shtyllave, por pa ndryshim në rezultat. Fituesi u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të sakta u treguan futbollistet e Dukagjinit, të cilat triumfuan 5:4.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...