Malbora kritikon Vanesën: E tradhtoi të dashurin, zgjodhi Indrin me fëmijë, halle e borxhe - Gazeta Express
string(87) "malbora-kritikon-vanesen-e-tradhtoi-te-dashurin-zgjodhi-indrin-me-femije-halle-e-borxhe"

Rozë

Gazeta Express

13/05/2026 17:33

Malbora kritikon Vanesën: E tradhtoi të dashurin, zgjodhi Indrin me fëmijë, halle e borxhe

Rozë

Gazeta Express

13/05/2026 17:33

Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Malbora Gura, ka bërë deklarata të forta në “Kosova Live”, teksa komentoi raportin mes Vanesës dhe Indrit.

Ajo tha se nuk e kupton sjelljen e Vanesës, duke e krahasuar me mënyrën se si ajo vetë e ka përjetuar dashurinë në të njëjtën moshë.

“Në moshën e Vanesës, kur më ka pëlqyer një djalë, kam filluar të dridhem. Ndërkaq ajo dëshmoi diçka tjetër”, u shpreh Malbora.

Më tej, ajo akuzoi Vanesën se e ka tradhtuar partnerin e saj publikisht.

“Vanes 24 vjeçare, e tradhtoi të dashurin para gjithë shqiptarëve live. Ti dërgosh një letër dikujt, pa e ditur fare nëse e ka pranuar apo jo, pa e ditur në çfarë gjendje shpirtërore është ai… dhe të lidhesh me dikë tjetër që ka ‘rimorkio pas vetes’, si Indri, që e ka thënë vetë se ka fëmijë, borxhe, halle e probleme”, deklaroi ajo.

Për ta parë intervistën e plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement