Durmishi: Po realizojmë me sukses reformat evropiane, progres i dukshëm në ekonomi dhe tregun e punës - Gazeta Express
string(99) "durmishi-po-realizojme-me-sukses-reformat-evropiane-progres-i-dukshem-ne-ekonomi-dhe-tregun-e-punes"

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2026 13:54

Durmishi: Po realizojmë me sukses reformat evropiane, progres i dukshëm në ekonomi dhe tregun e punës

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2026 13:54

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka theksuar se institucionet po realizojnë me intensitet të lartë obligimet nga Agjenda reformuese evropiane, duke vlerësuar se në shumicën e fushave tashmë është arritur progres i dukshëm dhe i matshëm.

Në adresimin e tij në takimin kushtuar zbatimit të reformave, ministri Durmishi falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen dhe koordinimin e vazhdueshëm, duke theksuar se për Qeverinë dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Agjenda reformuese paraqet instrument kyç për përshpejtimin e reformave ekonomike, forcimin institucional dhe afrimin me standardet evropiane.

“Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës mbetemi plotësisht të përkushtuar në krijimin e një ekonomie më konkurruese, përmirësimin e klimës afariste dhe ndërtimin e një tregu më efikas të punës”, deklaroi Durmishi.

Ai bëri të ditur se Qeveria tashmë ka miratuar informacionin për 28 taksa parafiskale, me qëllim uljen e barrës administrative për kompanitë, ndërsa deri në fund të javës pritet finalizimi i ndryshimeve tarifore për 25 tarifa të tjera në Regjistrin Qendror dhe MALMED.

Ministri Durmishi njoftoi gjithashtu se janë finalizuar ndryshimet për optimizimin e licencave të alkoolit, ndërsa ndryshimet për kategorizimin e objekteve do të dërgohen së shpejti në procedurë parlamentare.

Në kuadër të reformave, ai theksoi se po punohet intensivisht edhe për krijimin e Regjistrit të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare në pronësi shtetërore, ku aktualisht janë në përpunim të dhënat e më shumë se 400 subjekteve.

Durmishi potencoi se në bashkëpunim me odat ekonomike dhe institucionet kompetente është duke u realizuar procesi i përzgjedhjes së 50 procedurave administrative që do t’i nënshtrohen thjeshtësimit dhe ndryshimeve ligjore.

Ai foli edhe për masat kundër ekonomisë informale, duke rikujtuar se nga 1 janari ka nisur zbatimi i Ligjit për angazhimin me punë në sektorë të caktuar, ndërsa paralajmëroi intensifikim të kontrolleve inspektuese për të siguruar zbatim më efikas të ligjit dhe mbrojtje më të madhe për punëtorët.

Sipas ministrit Durmishi, deri në fund të majit pritet të miratohet edhe Plani operativ me masa të targetuara për mbështetjen e qytetarëve dhe tregut të punës.

Në fund, ai theksoi se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj procesit reformues dhe realizimit me kohë të të gjitha obligimeve që dalin nga agjenda evropiane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement