Banorët e Rugovës do të protestojnë për të kërkuar pezullimin e vendimit për ndalimin e materialit ndërtimor në Rugovë.
Kjo protestë do të mbahet sot në ora 12:00, në hyrje të Grykës së Rugovës.
“Rugova nuk është pa zë. Pezullojnë vendimin. Për zhvillimin e Rugovës! Për të drejtat e banorëve”, thuhet në njoftim.