Liverpooli po bëhet gati për ta ‘përzënë’ nga klubi një lojtar dhe për ta zëvendësuar këtë verë - Gazeta Express
string(93) "liverpooli-po-behet-gati-per-ta-perzene-nga-klubi-nje-lojtar-dhe-per-ta-zevendesuar-kete-vere"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 16:08

Liverpooli po bëhet gati për ta ‘përzënë’ nga klubi një lojtar dhe për ta zëvendësuar këtë verë

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 16:08

Sipas raportimeve, Liverpooli po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror.

“The Reds” nuk kanë arritur të bëjnë një mbrojtje bindëse të titullit në Premierligë në sezonin 2025-26 dhe aktualisht ndodhen në vendin e katërt me vetëm dy ndeshje të mbetura.

Një vit pas festimeve të titullit në “Anfield”, skuadra e Arne Slot ka mbetur shumë poshtë pritshmërive, pavarësisht investimeve të mëdha në merkato.

Transferimet e Alexander Isakut, Hugo Ekitikes, Milos Kerkezit, Jeremie Frimpongut dhe Florian Wirtzit nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar.

Si pasojë, klubi pritet të nisë një rindërtim të skuadrës dhe një nga largimet e mundshme mund të jetë Cody Gakpo.

Sulmuesi holandez kishte shënuar 10 gola në Premierligë gjatë sezonit të titullit 2024-25, por këtë sezon ka hasur vështirësi me formën e tij.

Sipas “TEAMtalk”, Arne Slot është i hapur për shitjen e bashkëkombësit të tij.

Raporti thekson se Gakpo nuk ka krijuar bashkëpunim të mirë me Milos Kerkezi në krahun e majtë dhe është bërë i parashikueshëm në sulm.

Gjithashtu priten ndryshime të mëdha në repartin ofensiv, pasi Mohamed Salahu do të largohet, ndërsa Federico Chiesa mund të rikthehet në Itali.

Liverpooli po monitoron Bradley Barcolan të Paris Saint-Germainit dhe Maghnes Akliouche të Monacos, por afrimi i tyre mund të varet nga shitja e Gakpos.

Në listën e dëshirave raportohet të jetë edhe Jarrod Bowen i West Ham Unitedit.

Gakpo ka shënuar 50 gola për Liverpoolin në të gjitha garat që nga transferimi nga PSV në vitin 2023, duke ndihmuar klubin të fitojë Carabao Cup dhe titullin kampion sezonin e kaluar.

Megjithatë, performancat e tij këtë sezon janë kritikuar shpesh.

Liverpooli do t’i luajë dy ndeshjet e fundit të sezonit kundër Aston Villas dhe Brentfordit, në përpjekje për të siguruar një vend në Champions./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement