FC Mabetex Prishtina e siguron "play-off"-in, tash e synon titullin e kampionit në futsall - Gazeta Express
string(87) "fc-mabetex-prishtina-e-siguron-play-off-in-tash-e-synon-titullin-e-kampionit-ne-futsall"

Sport

Gazeta Express

12/05/2026 14:53

FC Mabetex Prishtina e siguron “play-off”-in, tash e synon titullin e kampionit në futsall

Sport

Gazeta Express

12/05/2026 14:53

FC Mabetex Prishtina e ka bërë një vend në treshen e madhe të futsallit kosovar.

Ekipi kryeqytetas e mposhti mbrëmë ekipin FC KEK-u Futsal me rezultat 3:1 për ta siguruar një vend në “play-off”.

Prishtinasit e bënë një sezon të rregull fantastik dhe me plot meritë e shohin veten në garën shtesë të sezonit, ku bëjnë pjesë ekipet më të mira të vitit.

“Top 3-shja e madhe e futsallit kosovar. Gara e playoff-it mbetet e hapur dhe ne jemi gati të luftojmë në çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari, për t’i arritur objektivat tona. Nuk ndalemi. Nuk dorëzohemi. Shkojmë deri në fund! 👊 𝗣𝗥𝗆𝖾🩵!”, shkroi klubi kryeqytetas në rrjetet sociale.

Pra, FC Mabetex Prishtina synon ta mbyllë sezonin me plot sukses dhe ky klub nuk e ka fshehur synimin për t’u shpallur kampion i Kosovës në futsall. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement