Hoti: Numri i vetëm që ka rëndësi është ai i LDK-së, të tjerët i përcaktojnë qytetarët - Gazeta Express
string(84) "hoti-numri-i-vetem-qe-ka-rendesi-eshte-ai-i-ldk-se-te-tjeret-i-percaktojne-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 16:12

Hoti: Numri i vetëm që ka rëndësi është ai i LDK-së, të tjerët i përcaktojnë qytetarët

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 16:12

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar indirekt raportimet se ai është lënë jashtë top 10-shes në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Hoti në një postim në Fadcebook, duke publikuar një foto të logos së LDK-së.

“Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët. I juaji, Avdullah Hoti ✌️“, shtoi ai.

Sot në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement