Shumë njerëz në Gjermani nuk planifikojnë seriozisht pensionin e tyre - Gazeta Express
string(69) "shume-njerez-ne-gjermani-nuk-planifikojne-seriozisht-pensionin-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 13:29

Shumë njerëz në Gjermani nuk planifikojnë seriozisht pensionin e tyre

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 13:29

Shumë punëtorë në Gjermani ende nuk po merren seriozisht me planifikimin e pensionit, sipas një sondazhi të cituar nga Funke Media Group dhe Shoqata e Bankave Gjermane.

Vetëm rreth 4 në 10 të anketuar thonë se po e trajtojnë seriozisht çështjen e pensionit. Kjo është një rritje e lehtë krahasuar me vitin e kaluar, por ende mbetet nën nivelin e periudhës së pandemisë.

Në vitin 2020, 56% e njerëzve kishin menduar seriozisht për pensionin, ndërsa më pas kjo shifër ra në rreth një e treta në vitin 2024.

Raporti thekson edhe një problem tjetër: gjendja financiare ndikon shumë. Personat me kushte më të dobëta ekonomike janë ata që merren më pak me planifikimin e pensionit, edhe pse në fakt ata do të përfitonin më shumë nga një plan i strukturuar, shkruan DW.

Advertisement
Advertisement
Advertisement