Dëmtohet vetura zyrtare e gjykatëses në Prishtinë, policia nis hetimet - Gazeta Express
string(69) "demtohet-vetura-zyrtare-e-gjykateses-ne-prishtine-policia-nis-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 8:33

Dëmtohet vetura zyrtare e gjykatëses në Prishtinë, policia nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 8:33

Një rast i dëmtimit të pronës është raportuar të hënën mbrëma në Prishtinë, ku cak i sulmit ka qenë vetura zyrtare e një gjykatëseje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00. Viktima, një femër kosovare me profesion gjykatëse, ka raportuar se një person i panjohur i ka vendosur një gur mbi veturën zyrtare, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është iniciuar dhe po hetohet.

“Prishtinë 11.05.2026-20:00. Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një person i panjohur, në veturën zyrtare i ka vendosur një guri mbi veturë duke ia dëmtuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement