Hasanpapaj: Osmanin do ta bëjë populli presidente - Gazeta Express
string(48) "hasanpapaj-osmanin-do-ta-beje-populli-presidente"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 6:56

Hasanpapaj: Osmanin do ta bëjë populli presidente

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 6:56

Bardhyl Hasanpapaj që në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit do të garojë me listën e ish-presidentes Vjosa Osmani brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Osmanin do ta bëjë populli presidente. 

Hasanpapaj në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori shumë vota duke përdorur emrin e Osmanit. 

“E bën populli me votë. Prandaj është kthyer edhe njëherë te populli. Ta shohim kush bëri gabim. Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në grupe të tëra, në lobime të tëra, në takime të tëra, duke ofruar alternativën se na duhet një shumicë solide parlamentare e për presidente e kemi Osmanin, që do ta votojmë e çojmë përpara. Në emrin e saj janë mbledhur këto vota. Pastaj qytetari është tradhëtuar”, ka thënë Hasanpapaj. 

Ai ka thënë se gjitha partitë parlamentare duhet të ulen bashkërisht pas zgjedhjeve të 7 qershorit e të votohet një president i fuqishëm. 

“Besojmë se Osmani ka qenë presidente e duhur, në dobi të popullit dhe Republikës. Do të bëjmë përpjekjet maksimale të rikonfirmohet edhe njëherë nga populli”, tha Hasanpapaj. 

Para disa ditësh, ish-presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se juristi Bardhyl Hasanpapaj i është bashkuar listës së saj për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Osmani me listën e saj do të garojë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement