Trump i nënshtrohet kontrollit vjetor mjekësor, pak para ditëlindjes së 80 - Gazeta Express
string(73) "trump-i-nenshtrohet-kontrollit-vjetor-mjekesor-pak-para-ditelindjes-se-80"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 8:19

Trump i nënshtrohet kontrollit vjetor mjekësor, pak para ditëlindjes së 80

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 8:19

Presidenti amerikan Donald Trump do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të përgjithshëm mjekësor më 26 maj në spitalin Walter Reed, pranë Uashingtonit.

Sipas zyrës presidenciale, kontrolli do të përfshijë teste rutinore parandaluese, mes tyre edhe një ekzaminim dentar. Trump, i cili mbush 80 vjeç muajin e ardhshëm, është presidenti më i moshuar që ka bërë betimin në historinë e SHBA-së.

Vetë Trump ka deklaruar shpesh para mediave se gëzon një shëndet “perfekt”, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Në tetor, presidenti amerikan iu nënshtrua një kontrolli tjetër mjekësor për vitin 2025.

Raporti i publikuar atëherë e përshkruante gjendjen e tij shëndetësore si “të jashtëzakonshme”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement