Bashota: Të shohim çka thotë Hamza për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së, do ta diskutojmë - Gazeta Express
string(94) "bashota-te-shohim-cka-thote-hamza-per-perfshirjen-e-limajt-ne-listen-e-pdk-se-do-ta-diskutojme"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 15:46

Bashota: Të shohim çka thotë Hamza për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së, do ta diskutojmë

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 15:46

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota tha se do të diskutojnë për aktualitetin politik në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 16:00.

Ai tha se do të diskutohet edhe për përfshirjen e Fatmir Limajt në listën e kandidatëve për deputetë, nëse kjo propozohet nga kryetari i partisë, Bedri Hamza. ka treguar se në mbledhjen e kryesisë do të diskutohet aktualiteti politik në vend, raporton Ekonomia Online.

“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë. Letrën që na ka shkruar… do të diskutojmë në kryesi”, tha Bashota shkurt para mediave.

Nesër në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement