Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri në Shtërpcë, që thuhet se është gjetur pa shenja jete të dielën.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.