Turisti fiton mbi 900 euro dëmshpërblim pasi nuk gjeti shezlongë gjatë pushimeve në Greqi - Gazeta Express
string(89) "turisti-fiton-mbi-900-euro-demshperblim-pasi-nuk-gjeti-shezlonge-gjate-pushimeve-ne-greqi"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 8:54

Turisti fiton mbi 900 euro dëmshpërblim pasi nuk gjeti shezlongë gjatë pushimeve në Greqi

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 8:54

Një turist gjerman ka fituar një dëmshpërblim prej më shumë se 900 eurosh pasi familja e tij nuk arriti të siguronte shezlongë gjatë pushimeve verore në ishullin grek Kos.

Sipas vendimit të Gjykatës së Hanoverit, burri kishte rezervuar një pushim 11-ditor në një hotel me 384 dhoma, duke paguar rreth 7,186 euro për qëndrimin me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Ai pretendoi se shezlongët pranë pishinës ishin të zënë që nga ora 6 e mëngjesit, pasi pushues të tjerë i rezervonin me peshqirë, pavarësisht ndalimit të vendosur nga hoteli.

Turisti tha se kishte raportuar problemin tek operatori turistik dhe stafi i hotelit, por situata nuk ishte zgjidhur gjatë gjithë pushimeve. Familja arriti të siguronte shezlongë vetëm një herë, ndërsa fëmijët e tyre detyroheshin të qëndronin në tokë mbi peshqirë.

Gjykata vendosi në favor të turistit, duke vlerësuar se pushimi nuk kishte përmbushur kushtet e premtuara nga operatori turistik. Për këtë arsye, familjes iu dha një kompensim shtesë prej 986.70 eurosh.

Sipas ligjit gjerman, një udhëtim konsiderohet me mangësi kur shërbimet e ofruara nuk përputhen me ato të premtuara gjatë rezervimit.

Gjykata theksoi se hoteli nuk ishte i detyruar të siguronte një shezlong për çdo mysafir, por duhet të kishte një numër të arsyeshëm në raport me kapacitetin e hotelit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement