Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e fundit të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.
Ferizaj i bëri konak Malishevës, derisa Llapi e priti Dukagjinin në Podujevë.
Në “Zahir Pajaziti”, Llapi e Dukagjini u ndanë baras, pa gola.
Llapi dështoi të marrë një fitore të madhe, e cila do ta largonte nga pozita e barazhit.
Për Dukagjinin, kjo pikë është e madhe, pasi mbetet 2 pikë larg pozitës së barazhit, që mbahet nga Llapi.
Në anën tjetër, Ferizaj e Malisheva po ashtu barazuan, por me shifrat prej 1-1.
Ferizaj shënoi i pari në ndeshje, me anë të Richards në minuën e 38-të.
Në minutën e 45+8’, Malisheva mbeti me një lojtar më pak, pasi Robert Ndijgi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 63-të, megjithatë Malisheva barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Assane Diatta.
Me këtë pikë, Malisheva pothuajse e siguron një vend në Evropë sezonin tjetër, teksa Ferizajt i prishen punët, në luftën për mbijetesë.
Pas rezultateve të xhiros së 33-të, kjo është tabela:
(E konfirmuar si kampione) Drita – 66 pikë
Ballkani – 55 pikë
Malisheva – 53 pikë
Prishtina – 45 pikë
Gjilani – 45 pikë
Drenica – 44 pikë
Dukagjini – 42 pikë
(Barazh) Llapi – 40 pikë
(Rënie në Ligën e Parë) Ferizaj – 35 pikë
(Rënie në Ligën e Parë) Prishtina e Re – 31 pikë./GazetaExpress/