Interi e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Ndonëse e siguruan edhe matematikisht titullin, zikaltrit vazhduan me performancë fantastike, duke e mposhtur 0:3 Lazion në udhëtim, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit italian.
Lautaro Martinez hapi llogarinë e golave për mysafirët qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Petar Sucic dyfishoi epërsinë e kampionit të ri italian në minutën e 39-të.
Mkhitaryan realizoi për 0:3 në minutën e 76-të dhe vulosi fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, Interi shkon në 85 pikë në vendin e parë, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
Në anën tjetër, Lazio mbetet në vendin e tetë me 51 pikë gjithsej.