Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë "Dehari 3" - Gazeta Express
string(132) "kurti-argetoi-pak-partine-albulena-haxhiut-ia-permendi-nje-kallabllek-funksione-avni-deharit-i-tha-se-se-shpejti-do-te-jete-dehari-3"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 16:03

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 16:03

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, të cilin sot partia e nominoi kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, i pati disa batuta në adresë të bashkepartiakëve.

Të parës iu drejtua Albulena Haxhiut, e cila aktualisht e ushtron detyrën e Presidentes së Kosovës.

“E nderuara kryetare e Grave për Vetëvendosje dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe u.d. e Presidentes…kërkoj falje nëse kam harruar ndonjë funksion tjeter që ka…” ka thënë Kurti.

Kreu i VV’së më tej, pikasi Avni Deharin, ish- deputetin e VV’së të cilit i tha të bëhet gati për t’i udhëhequr përsëri seancat e Kuvendit të Kosovës.

“I nderuari axha Avni, së shpejti do të udhëheq edhe seancën tjetër besoj, kësaj radhe të legjislaturës së 11 dhe kështu pak e nga pak po të bëhet edhe ty një mandat. Njerëzit do të fillojnë e të thojnë Dehari 3 në verën e vitit 2026 ndoshta” tha Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement