Mourinho: Irani e meriton të luajë në Kupën e Botës - Gazeta Express
string(50) "mourinho-irani-e-meriton-te-luaje-ne-kupen-e-botes"

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 13:15

Mourinho: Irani e meriton të luajë në Kupën e Botës

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 13:15

José Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sport Week”, ku ka folur për karrierën, futbollin ndërkombëtar dhe Kupën e Botës.

Duke kujtuar kohën e tij tek Interi dhe Roma, Mourinho u ndal edhe tek ish-lojtari Nicolò Zaniolo, të cilin e quajti “të veçantë” për aftësinë e tij për të parashikuar situata në ndeshje.

Ai kujtoi një moment ku kishte parashikuar se Zaniolo do të shënonte golin vendimtar në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit, gjë që sipas tij edhe ndodhi.

I pyetur për një lojtar që përfaqëson “elegancën” në futboll, Mourinho zgjodhi Zinedine Zidane.

“Emri i parë që më vjen në mendje është Zinedine Zidane. Marco Materazzi mund të zemërohet me mua për këtë, por të shihje Zizou të luante ishte bukuri e pastër”, tha ai.

Për jetën si trajner, ai tha se vendi nuk ka shumë rëndësi për sa kohë është me njerëzit e tij të afërt, duke shtuar se “Roma është qyteti më i bukur në botë” për të.

Duke folur për Kupën e Botës, Mourinho u shpreh shumë optimist për Portugalinë.

“Portugalia mund të bëjë gjithçka. Ka një gjeneratë të jashtëzakonshme. Ne fituam Nations League një vit më parë, dhe kjo gjeneratë është teknikisht më e fortë se ajo e Euro 2016. Portugalia mund ta fitojë këtë Botëror.”

Ai gjithashtu përmendi favoritë të tjerë si Brazili i Carlo Ancelotti dhe Argjentina.

Në lidhje me situatën e Iranit dhe debatet politike rreth pjesëmarrjes së tyre në turne, Mourinho mbajti një qëndrim të qartë:

“Futbolli dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Lojtarët iranianë që janë kualifikuar e meritojnë të luajnë në Kupën e Botës.”

Ai përfundoi duke theksuar se pavarësisht tensioneve jashtë fushës, futbolli duhet të mbetet sport që u jep mundësi lojtarëve të garojnë në nivelin më të lartë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement