Arne Slot i kundërpërgjigjet ashpër Mohamed Salahut - Gazeta Express
string(51) "arne-slot-i-kunderpergjigjet-ashper-mohamed-salahut"

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 15:58

Arne Slot i kundërpërgjigjet ashpër Mohamed Salahut

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 15:58

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka rrezikuar sërish të zemërojë Mohamed Salahun, ndërsa ylli egjiptian po përgatitet të largohet nga “Anfield” në verë.

Salahu ka njoftuar në mars se do të largohet nga Liverpooli me marrëveshje të përbashkët në fund të këtij sezoni, pavarësisht se ka edhe një vit kontratë.

33-vjeçari ka pasur një sezon më të dobët se zakonisht, me 7 gola dhe 6 asistime në 25 paraqitje në Premierligë.

Marrëdhënia e tij me Slotin u tensionua më tej kur ai u la jashtë skuadrës për një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Interit, pas kritikave publike ndaj trajnerit holandez pas barazimit 3-3 kundër Leeds Unitedit në dhjetor.

Ai gjithashtu pritet të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Chelseat për shkak të një dëmtimi në muskul të kofshës, edhe pse fillimisht u frikësua se mund të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Salahu shprehu shqetësime për mentalitetin e skuadrës pas largimit të tij.

“Dua që djemtë të kenë sukses këtu. Dua që klubi të jetë aty. Dhe kjo është një nga shqetësimet e mia kryesore… kur të largohem, duhet një shembull këtu. Njerëz që vijnë herët në palestër… dhe të tjerët të shohin dhe të thonë: ‘Ai është këtu, edhe unë duhet të jem’”, tha ai.

Ai shtoi se nëse ky standard nuk ruhet, do të jetë e vështirë për klubin të vazhdojë të fitojë trofe.

Sloti, nga ana tjetër, iu përgjigj në konferencë për shtyp duke theksuar se është dakord me rëndësinë e standardeve, por hodhi poshtë idenë se ato janë në rënie.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë, aspak. Standardet nuk janë të rëndësishme vetëm në palestër, por edhe në fushë. A më kuptoni?”, tha Sloti.

Ai shtoi se standardet aktuale janë në një nivel të mirë dhe se lojtarët e rinj, përfshirë ata nga akademia, po mësojnë nga shembuj si Salahu dhe të tjerët.

Megjithatë, deklaratat e të dyve tregojnë një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar në fund të një epoke të rëndësishme për Liverpoolin dhe për vetë Salahun./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement