Jehona Lushaku e LDK’së tha se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, që pritet të nisë pas pak, do të nominohet kandidati i kësaj partie për kryeministër.
E pyetur edhe për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente nga radhët e kësaj partie, Lushaku tha se do të flasin për këto tema brenda mbledhjes.
“Do të diskutojmë rreth çështjeve aktuale politike dhe do t’i japim mbështetjen drejtimit të partisë sonë drejt kampanjës zgjedhore dhe fitores së madhe. Është një moment reflektimi dhe bashkimi ku ne bëjmë ftesë që të na bashkohen sa më shumë në radhët tona për të shkuar drejt fitores”.
“A do të jenë Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti?”, u pyet Lushaku.
“S’kam informata se kush do të jetë, por janë të ftuar të gjithë anëtarët. S’shoh arsye të mos jenë”.
Ajo u pyet nëse pjesë e këtij Këshilli do të jetë edhe ish-presidentja Osmani.
“Ky është KP i LDK, deri në atë moment e shihni ju kush merr pjesë”, tha ajo./Express/